Lajmërime

BKT OFRON MENYRA TE REJA KREDITIMI PER BIZNESIN
Tiranë, Shqipëri (11 prill,  2013) – Në kuadër të kreditimit të ekonomisë dhe lehtësimit në përballimin e sfidave që hasin bizneset sot, Banka Kombëtare Tregtare ka hedhur në treg shumë produkte të reja që kanë për qëllim mbështetjen financiare të bizneseve për realizimin e objektivave të tyre.  Produkti më i fundit në  këtë linjë është Kredia me Kolateral Çekun, produkt i cili u prezantua gjatë një seminari të zhvilluar në Tiranë me temë “Alternativat e Përdorimit të Çekut”.

Gjatë fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtari i Bordit Drejtues të BKT-së Z. Seyhan Pencabligil, vuri në dukje se: “Shqiptarët në tërësi janë shumë të hapur ndaj risive dhe ndryshimeve zhvillimore. Tregtarët shqiptarë duhet të lënë mënjanë shkëmbimet mall me mall dhe të fillojnë dhe të përshtaten me instrumentat bashkëkohorë të pagesave. Kjo do të ndikojë shumë pozitivisht si në mbarëvajtjen e bizneseve të tyre, ashtu edhe në zhvillimin e ekonomisë në përgjithësi dhe sistemit bankar në veçanti”.  

Përdorimi i çekut si një instrument pagese sjell shumë lehtësi dhe formalizim në marrëdhëniet furnitor-klient.  Njohja dhe mbrojtja që i bën kuadri ligjor çekut si instrument, e bën atë një nga mënyrat e pagesës më të sigurta dhe të garantuara në vend. Risia që BKT sjell në përdorimin e çekut, përveç përdorimit klasik të tij, është mundësia e përdorimit të çekut si kolateral për marrjen e një kredie biznesi afatshkurtër por në kohë tepër të shkurtër. Në këtë mënyrë biznesi gjen mundësi likuiditeti të shpejtë dhe pa kosto shtesë të paparashikuara.

BKT është banka e dytë me e madhe dhe banka më e vjetër tregtare në Shqipëri me një total prej 2.3 miliardë USD në asete dhe 1.9 miliardë dollarë në depozita. Rrjeti i BKT përfshin 83 degë, nga të cilat 59 janë të vendosura në Shqipëri dhe 24 prej tyre në Kosovë, duke e bërë BKT-në bankën më të madhe shqiptare në rajon. BKT është vlerësuar së fundmi si “Banka më mirë  në Shqipëri për vitin 2012” nga revista e shquar Euromoney dhe ka marrë sërish notën AAA(ALB) nga JCR Eurasia Rating, vlerësimi më i lartë i mundshëm që mund të marrë një bankë shqiptare.

Lajmet e tjera

Banka Kombëtare Tregtare vlerësohet nga Global Finance si ‘’Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2024’’
Global Finance shpalli çmimet e saj për të 31-in vit radhazi për bankat më të mira në Evropën Qendrore dhe Lindore për vitin 2024.
Emea Finance vlerëson Bankën Kombëtare Tregtare për të trembëdhjetën herë me 4 çmime të rëndësishme
Banka Kombëtare Tregtare është vlerësuar si "Banka më e Mirë në Shqipëri" dhe "Banka më Novatore".
BKT feston rihapjen e degës historike në Durrës
Sot më datë 23 nëntor në qytetin e Durrësit u festua rihapja e degës historike të BKT në këtë qytet.