Lajmërime

BKT – PJESËMARRËSE NË PANAIRIN WORK & STUDY, 2017

Tiranë, Shqipëri (18 Maj, 2017) - Banka Kombëtare Tregtare (BKT) në kuadër të mbështetjes për të nxitur punësimin mori pjesë në Panairin Work & Study i organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në partneritet me Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, pranë Pallatit të Kongreseve nga data 18-20 Maj 2017. 
Ky panair, i cili zhvillohet me interesin e veçantë të Kryetarit të Bashkisë Z. Erion Veliaj dhe Ministres së Arsimit dhe Sportit, Znj. Lindita Nikolla, është një mundësi e rëndësishme për lidhjen e arsimit me tregun e punës.

Gjatë fjalimit të hapjes Z. Erion Veliaj theksoi se: “Punësimi është një nga argumentet më të përfolura të viteve të fundit. Të gjithë sipërmarrësit sot po fokusohen në atë që quhet orientim dhe rezultat. Sot mentaliteti ka ndryshuar, duke u fokusuar në gjetjen e më të mirëve, promovimin e më të mirëve si dhe arritjen e rezultateve pozitive për çdo sipërmarrje qofshin ato publike apo private.

Gjatë fjalës së saj Ministria e Arsimit, Lindita Nikolla, tha se “Ky panair është një histori suksesi, i cili  mundëson lidhjen e arsimit me atë që duhet të jetë nesër suksesi i tregut të punës. Panairi është i rëndësishëm për të rinjtë, për sipërmarrjen, për institucionet e arsimit të lartë. Ministria e Arsimit ka bashkëpunuar me gjithë institucionet tona të arsimit të lartë në mënyrë që auditoret tona të mos çerfitikojë të papunë të rinj, por të përafrohen sa më shumë me tregun e punës”.

BKT, banka më e vjetër tregtare në vend me një rrjet prej 93 degësh, mbështet dhe zhvillon prej disa vitesh programe të cilat janë të fokusuara në uljen e papunësisë në vend. Iniciativa të tilla sigurojnë mbështetjen e të rinjve duke synuar krijimin e kushteve për rikthimin e tyre në tregun e punës.
BKT ofron mundësi punësimi për pozicione të ndryshme të sektorit bankar si edhe praktika punësimi për studentë.

Lajmet e tjera

BKT feston rihapjen e degës historike në Durrës
Sot më datë 23 nëntor në qytetin e Durrësit u festua rihapja e degës historike të BKT në këtë qytet.
JCR Eurasia Rating konfirmon BKT me notën ‘'AAA (Alb)''
​JCR Eurasia Rating ka vlerësuar strukturën e konsoliduar të Banka Kombëtare Tregtare Sh.A dhe ka konfirmuar notën e vlerësimit ‘’AAA (alb)’’
Intervistë për revistën Monitor, Shtator 2023 nga Z. Seyhan Pencablıgil, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT
Në një intervistë për revistën Monitor, Z. Seyhan Pencablıgil Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT flet rreth ecurisë së BKT gjatë vitit 2023 dhe pritshmëritë për periudhën në vijim