Lajmërime

BKT ZGJIDHET SERISH BANKA ME E MIRE PER VITIN 2010

Tiranë, Shqipëri (1 Korrik 2011) – Banka Kombëtare Tregtare u zgjodh nga revista prestigjioze EMEA Finance si Banka më e Mirë e Vitit 2010. Në ceremoninë e zhvilluar dje me këtë rast në kështjellën Schonbrunn në Vjenë morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtari i Bordit Drejtues z. Seyhan Pencapligil, Anëtari i Bordit Drejtues Dr. Ismail Ergener dhe Nëndrejtori i Përgjithshëm për Thesarin dhe Institucionet Financiare z. Kaan Pekin.
EMEA Finance, një nga revistat financiare më të rëndësishme në botë, që ndjek zhvillimet ne tregjet financiare të Europës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës. EMEA Finance shpërndan çdo vit çmimet për bankat dhe institucionet financiare më të mira në këto tregje.
BKT është banka e dytë më e madhe në Shqipëri me 1.7 miliard dollarë asete dhe 1.4 miliard dollarë depozita. BKT, e cila pak kohë më parë festoi 85-vjetorin e krijimit të saj, është banka më e vjetër tregtare në vend, me një rrjet prej 77 degësh, 58 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 19 në Kosovë, duke e renditur BKT-në si banka shqiptare më e madhe në rajon. BKT, është vlerësuar vazhdimisht si banka më e mirë në Shqipëri, hera e fundit e të cilës ishte vlerësimi si "Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2010" nga The Banker. BKT është e vetmja bankë së cilës i është rikonfirmuar për të tretin vit radhazi nota AAA (Alb).

Lajmet e tjera

BKT feston rihapjen e degës historike në Durrës
Sot më datë 23 nëntor në qytetin e Durrësit u festua rihapja e degës historike të BKT në këtë qytet.
JCR Eurasia Rating konfirmon BKT me notën ‘'AAA (Alb)''
​JCR Eurasia Rating ka vlerësuar strukturën e konsoliduar të Banka Kombëtare Tregtare Sh.A dhe ka konfirmuar notën e vlerësimit ‘’AAA (alb)’’
Intervistë për revistën Monitor, Shtator 2023 nga Z. Seyhan Pencablıgil, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT
Në një intervistë për revistën Monitor, Z. Seyhan Pencablıgil Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT flet rreth ecurisë së BKT gjatë vitit 2023 dhe pritshmëritë për periudhën në vijim