Lajmërime

Tiranë, Shqipëri (5 Nëntor 2018) - Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës (UAMD) organizoi ceremoninë e diplomimit të studentëve të Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP). Ceremonia u zhvillua në Durrës, në ambientet e reja të kampusit të UAMD.

Bashkëpunimi 11 vjeçar midis BKT dhe FASTIP, nxjerr në pah vit pas viti suksesin e këtij sistemi arsimor unik në Shqipëri. Midis të gjithë përfaqësuesve të institucioneve publike e private, partnere me Programin e FASTIP, në këtë ceremoni morë pjesë Rektorja e Universitetit Aleksandër Moisiu Durrës, Znj. Kseanela Sotirofski, Drejtori i Grupit të Bankingut Individual Z. Fatih Karlı, Drejtore e Departamentit të Burimeve Njerëzore Znj. Ariana Tushi, etj.
 
Gjatë fjalës së saj së mirëseardhjes, Znj. Sotirofski, u shpreh shumë e lumtur që auditorët e UAMD nuk po nxjerrin vetëm studentë, por edhe profesionistë, duke i veçuar studentët e FASTIP nga të gjithë të diplomuarit në të gjithë vendin. “Çdo rrugë pa pengesa sigurisht që nuk ia vlen të ndiqet. Mos u dekurajoni ju lutem nga vështirësitë e fillimit, të jeni të sigurtë që ju do të arrini shumë, dhe ne do të jemi këtu duke ju vëzhguar dhe duke ju duartrokitur për gjithë sukseset tuaja.”
 
Më tej, Znj. Tushi shtoi se jemi të lumtur që jemi përsëri së bashku në këtë ceremoni diplomimi të Studentëve të Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën. Bazuar në modelin e suksesshëm gjerman të studimeve duale, vetëm studentët e këtij fakulteti, kanë privilegjin e madh të ndërthurin njohuritë teorike me të mësuarin nëpërmjet programeve praktike në banka dhe biznese.
 “Me krenari konstatojmë se përgjatë këtyre viteve, BKT ka qenë dhe mbetet partneri kryesor i FASTIP për realizimin e ëndrrës së gjeneratës më të re në përgaditjen e punonjësve/bankierëve të ardhshëm me edukim bashkëkohor evropian. 
BKT mbështet FASTIP edhe për pjesëmarrjen e lektorëve dhe ekspertëve të huaj në programin akademik, i cili sjell diferencën në edukimin e studentëve në raport me të gjitha universitetet publike në Shqipëri. Besoj se një kënaqësi e veçantë, e dhuruar nga BKT për studentët - diplomantë dhe prindërit e tyre për këtë vit 2018, ishte punësimi i të gjithë grupit të vitit të III prej 16 studentësh në periudhën Korrik - 1 Shtator, shumë më përpara se të diplomoheshin! 
BKT do të vazhdojë të mbetet një partner serioz, mbështetës i modelit të suksesshëm të studimeve duale në FASTIP, duke kontribuar për formimin profesional të gjeneratës më të re (Zeta), punësimit të tyre, ndërtimit të karrierës profesionale dhe të jetës në vendin tonë.” 
 
Gjatë këtyre viteve, Banka Kombëtare Tregtare ka mbështetur, sponsorizuar dhe edukuar nëpërmjet këtij programi 184 studentë në studimet Bachelor të Degës Menaxhim Banke: 126 diplomantë janë punësuar direkt pas diplomimit dhe 37 studentë janë duke ndjekur studimet në këtë vit akademik 2018 - 2019. Tashmë, 11% e stafit të Bankës Kombëtare Tregtare (101 punonjës) janë të diplomuar në FASTIP, duke dhënë kontributin e tyre në suksesin e bankës, e duke ndjekur rrugët personale të karrierës, prej pozicionit të respektuar të Tellerit deri në Drejtor Dege, Zëvendës Drejtor Departamenti, Drejtues Operacionesh, Auditor, etj.
 
Banka Kombëtare Tregtare dhe Universiteti "Aleksandër Moisiu" Durrës, përgjatë 11 viteve eksperience të këtij programi partneriteti publik-privat, punojnë së bashku si partnerë seriozë për konsolidimin, rritjen dhe suksesin  e programit të studimeve duale në Degën Menaxhim Banke.
FASTIP ofron studime universitare të integruara me praktikën profesionale duke alternuar çdo 3 muaj edukimin akademik me programet e praktikave profesionale në bankë/biznese, dhe për të gjithë studentët e suksesshëm mundësohet punësimi i tyre menjëherë pas diplomimit nga institucionet partnere.

Lajmet e tjera

BKT feston rihapjen e degës historike në Durrës
Sot më datë 23 nëntor në qytetin e Durrësit u festua rihapja e degës historike të BKT në këtë qytet.
JCR Eurasia Rating konfirmon BKT me notën ‘'AAA (Alb)''
​JCR Eurasia Rating ka vlerësuar strukturën e konsoliduar të Banka Kombëtare Tregtare Sh.A dhe ka konfirmuar notën e vlerësimit ‘’AAA (alb)’’
Intervistë për revistën Monitor, Shtator 2023 nga Z. Seyhan Pencablıgil, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT
Në një intervistë për revistën Monitor, Z. Seyhan Pencablıgil Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT flet rreth ecurisë së BKT gjatë vitit 2023 dhe pritshmëritë për periudhën në vijim