Përshkrimi i produktit
Gjithmonë ka diçka që mund ta përmirësoni në shtëpinë tuaj – një rinovim i vogël, një riparim i domosdoshëm, apo një projekt që e keni ëndërruar prej kohësh. Por jo gjithmonë buxheti është gati për t’ju ndihmuar.
Kredia për Rregullim Shtëpie është krijuar pikërisht për ju!
Me kushte fleksibël dhe procedura të thjeshta, ju mund të realizoni çdo ide për ta bërë shtëpinë tuaj më komode dhe funksionale.
Informacion i përgjithshëm
Bankat e nivelit të dytë përdorin si normë bazë të llogaritjes së interesit të kredive përgjithësisht normën e Bonos së Thesarit 1 vjecare për kreditë ne monedhë Lekë ndersa si norme baze te llogaritjes se kredive ne monedhen EURO perdorin normen e Euriborit 1 vjecar.
“Bono e Thesarit” - është një instrument i negociueshëm borxhi me maturim deri në një vit, që emetohet dhe garantohet nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë.
Bonot e Thesarit emetohen në monedhën kombëtare (Lek) dhe kanë afate maturimi 3, 6 dhe 12 –mujore. Rezultatet për ankandin e bonove të thesarit shpallen në të njëjtën ditë të organizimit të tij dhe publikohen në faqen e internetit të Bankës së Shqipërisë në adresën: www.bankofalbania.org.
“Euribor, ose Norma e Ofertës Ndërbankare Euro”, është një normë reference e publikuar nga Instituti Evropian i Tregjeve të Parave, bazuar në normat mesatare të interesit në të cilat bankat e Eurozonës ofrojnë të huazojnë fonde për bankat e tjera në tregun ndërbankar. Informacioni në lidhje me interesat e euriborit është i publikuar në adresën https://www.euribor-rates.eu/ecb-refinancing-rate.asp.
Shembull:
Norma e Bonos se Thesarit 1-vjecar ne datë 31.10.2025 është 2.5%
Norma e Eurborit 1 vjecar në date 31.10.2025 është 2.19%

Afatet dhe Kushtet
Në monedhën Lekë:
Në monedhën Euro:
| Produkte Individuale të Kolateralizuara | Kriteri i Financimit (Vlerë Kredie/ Vlerën e Investimit) |
LTV (Vlerë Kredie/OMV) |
Norma e interesit |
|---|---|---|---|
Kredi Rregullim Shtëpie |
Jo më e lartë se vlera e investimit | Blerës për herë të parë deri në 85% Blerës për herë të dytë ose për të dhënë me qera deri në 80% Për kolateral të llojit dyqan, LTV duhet të jetë deri në 75% |
Klientë Pagamarrës në BKT: 3% fikse per vitin e pare me pas Bono Thesari 1 vjecare +2% jo me pak se 3% (e ndryshueshme çdo 12 muaj) Klientë të tjerë: 3.5% fikse per vitin e pare me pas Bono Thesari 1 vjecare +2.5% jo me pak se 3.5% (e ndryshueshme çdo 12 muaj) |
Në monedhën Euro:
| Produkte Individuale të Kolateralizuara | Kriteri i Financimit (Vlerë Kredie/ Vlerën e Investimit) |
LTV (Vlerë Kredie/OMV) |
Norma e interesit |
|---|---|---|---|
Kredi Rregullim Shtëpie |
Jo më e lartë se vlera e investimit | Blerës për herë të parë deri në 75% Blerës për herë të dytë ose për të dhënë me qera deri në 70% Për kolateral të llojit dyqan, LTV duhet të jetë deri në 75% |
Klientë Pagamarrës: 3.5% fikse per vitin e pare me pas Euribor +3% jo me pak se 4% (e ndryshueshme çdo 12 muaj) Klientë të tjerë: 4% fikse per vitin e pare me pas Euribor +3.5% jo me pak se 4.5% (e ndryshueshme çdo 12 muaj) |
| Afati i kredisë | Deri në 15 vjet |
| Shuma maksimale e kredisë | Deri në 12,000,000 Lekë / 120,000 Euro |
| Komisioni i Disbursimit të Kredisë | 1% e shumës së kredisë 0% per blerje kredie nga banka te tjera |
Nëqoftëse klienti është deri në moshën 45 vjec, norma e interesit do të jetë 0.5 % më e lartë.
Nëqoftëse klienti është mbi moshën 45 vjec, norma e interesit do të jetë 1 % më e lartë.
Ju lutem shkarkoni dokumentacionin përkatës për Kredi për Rregullim Shtepie.
Ju lutem shkarkoni Informacionin e Standartizuar Parakontraktor.