Përshkrimi i produktit
Kredia Konsumatore e Siguruar me Kolateral ju ofron mundësinë të përmbushni çdo nevojë personale me kushte fleksibël dhe siguri të lartë. Me këtë kredi mund të realizoni blerjen e pajisjeve profesionale, mobilimin e shtëpisë, të investoni në edukim dhe shëndet, të planifikoni pushime, të blini një makinë të përdorur, të shlyeni borxhe të marra nga banka të tjera ose të përmbushni çdo qëllim tjetër që përputhet me politikat e bankës.
Procedurat janë të thjeshta dhe transparente, duke ju mundësuar të realizoni planet tuaja me lehtësi dhe besim.
Aplikoni tani dhe bëni realitet çdo ide që keni menduar!
Informacion i përgjithshëm
Bankat e nivelit të dytë përdorin si normë bazë të llogaritjes së interesit të kredive përgjithësisht normën e Bonos së Thesarit 1 vjecare për kreditë ne monedhë Lekë ndersa si norme baze te llogaritjes se kredive ne monedhen EURO perdorin normen e Euriborit 1 vjecar.
“Bono e Thesarit” - është një instrument i negociueshëm borxhi me maturim deri në një vit, që emetohet dhe garantohet nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë.
Bonot e Thesarit emetohen në monedhën kombëtare (Lek) dhe kanë afate maturimi 3, 6 dhe 12 –mujore. Rezultatet për ankandin e bonove të thesarit shpallen në të njëjtën ditë të organizimit të tij dhe publikohen në faqen e internetit të Bankës së Shqipërisë në adresën: www.bankofalbania.org.
“Euribor, ose Norma e Ofertës Ndërbankare Euro”, është një normë reference e publikuar nga Instituti Evropian i Tregjeve të Parave, bazuar në normat mesatare të interesit në të cilat bankat e Eurozonës ofrojnë të huazojnë fonde për bankat e tjera në tregun ndërbankar. Informacioni në lidhje me interesat e euriborit është i publikuar në adresën https://www.euribor-rates.eu/ecb-refinancing-rate.asp.
Shembull:
Norma e Bonos se Thesarit 1-vjecar ne datë 31.10.2025 është 2.5%
Norma e Eurborit 1 vjecar në date 31.10.2025 është 2.19%

Afatet dhe Kushtet
| Afatet dhe kushtet | ||||||
|---|---|---|---|---|---|---|
| Lloji i Produktit | Kredi Konsumatore me Kolateral | |||||
| LTV (Vlere Kredie/OMV) | 70% | |||||
| Kriteri i Financimit (Vlerë Kredie/ Vlerën e Investimit) | Jo më e lartë se vlera e investimit | |||||
| Formula e normës së interesit në monedhën Lekë | Klientë Pagamarrës në BKT: 3.5% fikse për vitin e parë më pas Bono Thesari 1 vjecare + 2.5% jo më pak se 3.5% (e ndryshueshme çdo 12 muaj) Klientë të Tjerë: 4% fikse për vitin e parë më pas Bono Thesari 1 vjecare + 3% jo më pak se 4% (e ndryshueshme çdo 12 muaj) |
|||||
| Formula e normës së interesit në monedhën Euro | Klientë Pagamarrës në BKT: 4% fikse për vitin e parë më pas Euribor 1 vjecar + 3.5% jo më pak se 4.5% (e ndryshueshme çdo 12 muaj) Klientë të Tjerë: 4.5% fikse për vitin e parë më pas Euribor 1 vjecar + 4% jo më pak se 5% (e ndryshueshme çdo 12 muaj) |
|||||
| Monedha e kredisë | Lekë dhe Euro | |||||
| Afati i kredisë | Deri në 10 vjet | |||||
| Shuma maksimale e kredisë | Deri në 6,000,000 Lekë / EUR 60,000 | |||||
| Komisioni i Disbursimit të Kredisë | 1.5% e shumës së kredisë per klientet e rinj 1% e shumës së kredisë per klientet ekzistues 0% per blerje kredie nga banka te tjera |
|||||
Klientët mund të zgjedhin ose jo sigurimin e jetës ose të pranojnë një normë me të lartë interesi. Në rast se klienti zgjedh të mos bëjë sigurimin e jetës, opsionet janë:
Nëqoftëse klienti është deri në moshën 45 vjec, norma e interesit do të jetë 0.5 % më e lartë.
Nëqoftëse klienti është mbi moshën 45 vjec, norma e interesit do të jetë 1 % më e lartë.
Ju lutem shkarkoni dokumentacionin përkatës për Kredi Konsumatore me Kolateral.
Ju lutem shkarkoni Informacionin e Standartizuar Parakontraktor.
Kujdes! Marrja e nje kredie ka kosto. Informohuni mirë para se të vendosni.