Përshkrimi i produktit
Me këtë produkt synojmë të mbështesim profesionistët e vetëpunësuar – si mjekë, dentistë, farmacistë, avokatë e të tjerë – për përmirësimin dhe rregullimin e ambienteve të tyre të punës.
Gjithashtu, kredia është e përshtatshme për individët që gjenerojnë të ardhura nga qiraja e ambienteve tregtare, duke i dhënë mundësinë të investojnë në rinovimin e hapësirave për të rritur vlerën dhe funksionalitetin e tyre.
Informacion i përgjithshëm
Bankat e nivelit të dytë përdorin si normë bazë të llogaritjes së interesit të kredive përgjithësisht normën e Bonos së Thesarit 1 vjecare për kreditë ne monedhë Lekë ndersa si norme baze te llogaritjes se kredive ne monedhen EURO perdorin normen e Euriborit 1 vjecar.
“Bono e Thesarit” - është një instrument i negociueshëm borxhi me maturim deri në një vit, që emetohet dhe garantohet nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë.
Bonot e Thesarit emetohen në monedhën kombëtare (Lek) dhe kanë afate maturimi 3, 6 dhe 12 –mujore. Rezultatet për ankandin e bonove të thesarit shpallen në të njëjtën ditë të organizimit të tij dhe publikohen në faqen e internetit të Bankës së Shqipërisë në adresën: www.bankofalbania.org.
“Euribor, ose Norma e Ofertës Ndërbankare Euro”, është një normë reference e publikuar nga Instituti Evropian i Tregjeve të Parave, bazuar në normat mesatare të interesit në të cilat bankat e Eurozonës ofrojnë të huazojnë fonde për bankat e tjera në tregun ndërbankar. Informacioni në lidhje me interesat e euriborit është i publikuar në adresën https://www.euribor-rates.eu/ecb-refinancing-rate.asp.
Shembull:
Norma e Bonos se Thesarit 1vjecar ne datë 31.10.2025 është 2.5%
Norma e Eurborit 1 vjecar në date 31.10.2025 është 2.19%

Afatet dhe Kushtet
Në monedhën Lekë:
Në monedhën Euro:
| Produkte Individuale të Kolateralizuara | Kriteri i Financimit (Vlerë Kredie/ Vlerën e Investimit) | LTV (Vlere Kredie/OMV) | Norma e Interesit | |
|---|---|---|---|---|
| Kredi për Rregullim Dyqani (kolaterali i njëjtë me objektin e kredisë dhe i ndryshëm nga pasuri e paluajtshme rezidenciale) | Financimi deri ne 100% |
75% e vlerës së kolateralit (OMV) | Klientë Pagamarrës në BKT: 3.5% fikse per vitin e pare me pas Bono Thesari 1 vjecare +2.5% jo me pak se 3.5% (e ndryshueshme çdo 12 muaj) Klientë të tjerë: 4% fikse per vitin e pare me pas Bono Thesari 1 vjecare +3% jo me pak se 4% (e ndryshueshme çdo 12 muaj) |
|
| Kredi për Rregullim Dyqani (kolateral pronë e paluajtshme rezidenciale) | Financimi mund te shkoje deri ne 80% | |||
Në monedhën Euro:
| Produkte Individuale të Kolateralizuara | Kriteri i Financimit (Vlerë Kredie/ Vlerën e Investimit) | LTV (Vlere Kredie/OMV) | Norma e Interesit |
|---|---|---|---|
| Kredi për Rregullim Dyqani (kolaterali i njëjtë me objektin e kredisë dhe i ndryshëm nga pasuri e paluajtshme rezidenciale) | Financimi deri ne 100% | 75% e vleres se kolateralit (OMV) | Klientë Pagamarrës në BKT: 4% fikse per vitin e pare me pas Euribor +3.5% jo me pak se 4.5% (e ndryshueshme çdo 12 muaj) Klientë të tjerë: 4.5% fikse per vitin e pare me pas Euribor +4% jo me pak se 5% (e ndryshueshme çdo 12 muaj) |
| Kredi për Rregullim Dyqani (kolaterali pronë e paluajtshme rezidenciale) | Financimi mund te shkoje deri ne 70% | Bleres per here te pare deri ne 75%. Bleres per here te dyte ose per tu dhene me qera 70%. |
| Afati i kredisë | Deri në 15 vjet | |||
| Shuma maksimale e kredisë | Deri në 12,000,000 Lekë / 120,000 Euro | |||
| Komisioni i Disbursimit të Kredisë | 1% e shumës së kredisë 0% për blerje kredie nga banka të tjera |
Klientët mund të zgjedhin ose jo sigurimin e jetës ose të pranojnë një normë me të lartë interesi. Në rast se klienti zgjedh të mos bëjë sigurimin e jetës, opsionet janë:
Nëqoftëse klienti është deri në moshën 45 vjec, norma e interesit do të jetë 0.5 % më e lartë.
Nëqoftëse klienti është mbi moshën 45 vjec, norma e interesit do të jetë 1 % më e lartë.
Ju lutem shkarkoni dokumentacionin përkatës për Kredi për Rregullim Dyqani.
Ju lutem shkarkoni Informacionin e Standartizuar Parakontraktor.
Kujdes! Marrja e nje kredie ka kosto. Informohuni mirë para se të vendosni.