Vlerat Etike

1. Vlerat tona Themelore

  • Integriteti

Ne i arrijmë objektivat tona nëpërmjet ndershmërisë dhe seriozitetit duke respektuar rregullat dhe etikën profesionale.

  • Drejtësia

Në punë dhe në parimet tona, ne jemi një familje e udhëhequr nga drejtësia dhe ndershmëria.

  • Njerëzit të parët

Ne angazhohemi dhe përkushtohemi për të përmirësuar jetën e njerëzve. Prioriteti ynë është gjithmonë zhvillimi dhe lumturia, jo vetëm e punonjësve dhe klientëve tanë por e të gjithë njerëzve në vendet ku ne operojmë.

  • Konfidencialiteti

Ne angazhohemi maksimalisht në ruajtjen e konfidencialitetit të klientëve tanë.

  • Transparenca

Ne jemi plotësisht të udhëhequr nga vlerat e transparencës dhe besueshmërisë.

  • Përgjegjshmëria

Ne sigurojmë përgjegjshmëri të lartë ndaj të gjithë palëve të lidhura.

2. Parimet tona të punës

  • Puna në grup

Ne punojmë si një ekip i sinkronizuar.

  • Përgjegjësi

Ne kryejmë detyrat tona në bazë të rregullave dhe etikës profesionale.

  • Komunikim i hapur

Ne nxisim komunikimin e hapur me qëllim që të gjithë të ndihen të përfshirë.

  • Cilësia

Ne jemi një markë e njohur sepse cilësia jonë e punës bën diferencën.

  • Efikasiteti

Ne punojmë në një botë në ndryshim e cila kërkon përmirësim të vazhdueshëm dhe efikasitet të lartë.

  • Fokusi tek klienti

Ne i shërbejmë klientëve tanë me përkushtim maksimal për të përmbushur nevojat dhe pritshmëritë e tyre.