Drejtorët

NAME OF BOARD OF DIRECTOR
Fatih Karlı
Drejtor i Grupit të Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimeve
Z. Fatih Karli, është diplomuar në vitin 1997 në Universitetin e Bosforit, Fakulteti i Artit dhe Shkencës, Departamenti i Matematikës dhe në vitin 2000 po në të njëjtin Universitet, në Fakultetin Ekonomik dhe të Shkencave Administrative, Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Z. Karli gjithashtu është kualifikuar në Universitetin e Stambollit, në Institutin e Parasë, Tregjeve Financiare dhe Financës së Korporatave. Para ardhjes në BKT, ai ka punuar në Bankingun Individual T. GARANTI BANKASI A.S. nga viti 2000 deri në vitin 2012. Gjatë periudhës 2007 – 2012, Z. Karli ka qenë Drejtuesi i Marketingut dhe Fushatave në Bankingun Individual.
NAME OF BOARD OF DIRECTOR
Kaan Pekin
Drejtor i Grupit të Thesarit dhe Institucioneve Financiare
Z. Pekin i diplomuar në Lycee de Galatasaray dhe në Universitetin Marmara në fakultetin ekonomik, ka marrë diplomën e Masterit në sistemet e pagesës në EUR në të njëjtin universitet. Zoti Pekin iu bashkua BKT në Tetor 2003 si personi përgjegjës për thesarin. Përpara kalimit në BKT, Zoti Pekin ka qenë përgjegjes për projektin NPL-ve pranë Fondit të Sigurimit të Depozitave dhe Sigurimeve Turke dhe ka pasur një eksperiencë prej më shumë se shtatë vjetësh në departamentin e thesarit në pozicione të ndryshme. Z. Pekin është anëtar i zgjedhur i Bordit Drejtues të Shoqatës Shqiptare të Klubit të Forex.
NAME OF BOARD OF DIRECTOR
Ndue Maluta
Drejtor i Grupit të Manaxhimit të Riskut 

Z. Maluta është diplomuar për Financë në Universitetin Bujqësor të Tiranës në vitin 1989. Karriera e tij bankare nisi në vitin 1995 në Bankën Kombëtare Tregtare si drejtues i një prej degëve të BKT-së. Ai ka një eksperiencë prej më shumë se njëzet e dy vitesh në BKT.

Në karrierën e tij të gjatë në sektorin bankar ai ka mbajtur funksione të ndryshme drejtuese si Drejtues Dege, Drejtues i Departamentit të Financës, Drejtues i Departamentit të Kontrollit të Brëndshëm dhe Pajtueshmërisë dhe duke nisur që nga 2001 mbulon funksionin e Personit Përgjegjës në BKT. Në vitin 2011 ai u promovua si Drejtues i Grupit të Menaxhimit të Riskut në Bankën Kombëtare Tregtare, përgjegjësitë e të cilit kanë të bëjnë me kontrollin dhe zbatueshmërinë e kuadrit rregullator të menaxhimit të riskut, përcaktimin e kritereve për identifikimin, matjen, monitorimin dhe kontrollin në bankë, monitorimin e vazhdueshëm të profileve të riskut dhe humbjeve, si dhe të hartojë politika për vlerësimin dhe menaxhimin e riskut.

Për shumë vite ai ka qenë i angazhuar në projekte dhe seminare të ndryshme të organizuar si brenda dhe jashtë vendit, në lidhje me parandalimin dhe pastrimin e parave, financimin e terrorizmit, krimin financiar dhe përputhshmërinë. Ai është çertifikuar nga ACAMS (Advancing Financial Crime Proffessionals World Wide) një tregues dhe standart mjaft i rëndësishëm në impenjimin e parandalimit të pastrimit të parave i njohur nga institucionet financiare, qeveritë dhe rregullatorët e ndryshëm ndërkombëtare. Gjithashtu ai mban pozicionin e Kryetarit të Komisionit të Bankingut pranë Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë dega Shqiperi dhe është anëtar i Grupit Task Force për Rrezikun e Krimit Financiar dhe Kuadrit Rregullator të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë Paris. Për shumë vite Z. Maluta ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë edhe pozicionin e Kryetarit të Komitetit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Përputhshmërisë në Shoqatën e Bankave. Ai është gjithashtu anëtar i Institutit të Auditorëve të Shqipërisë dhe zotëron liçensën e Ekspertit Kontabël të Autorizuar që prej vitit 2001.

NAME OF BOARD OF DIRECTOR
Skënder Emini
Drejtor i Grupit të Financës
Z. Emini është diplomuar në vitin 1998 në Universitetin e Stambollit në Ekonomik. Ai ka mbaruar Masterin në Financë pranë Universitetit të Tiranës. Përpara se t’i bashkohej BKT ai ka punuar në Stamboll në Rodi Giyim San. ve Tic. A.S. si Kontabilist dhe Shef i Departamentit të Financës. Në vitin 2000 ai punoi në Kentbank në Departamentin e Auditit të Brendshëm. Në Nëntor 2000 ai iu bashkua Bankës Kombëtare Tregtare si auditor i brendshëm dhe në vitin 2002 u promovua Drejtor i Divizionit të Kontrollit Financiar, Panifikimit dhe Raportimit. Nga Tetori 2011 mban pozicionin e Drejtorit të Grupit të Financës.
NAME OF BOARD OF DIRECTOR
Uğur Tadik
Drejtor i Grupit të Teknologjive Financiare
Z. Uğur Tadik ka studiuar pranë Marmara University, Departamenti i Programimit Kompjuterik, diplomuar nga Eastern Mediterranean University, Departamenti i Inxhinierisë Kompjuterike, si dhe ka përfunduar studimet Master pranë Istanbul University, Instituti i Administrimit të Biznesit. Ai e filloi karrierën e tij pranë Index Computer dhe punoi si specialist produkti. Në vitin 2007, filloi të punojë pranë AKbank Information Technologies si software specialist për kanalet digjitale bankare. Në vitin 2009, Z. Tadik filloi të punojë pranë Innova Information Technologies si software specialist për sistemet e besnikërisë dhe mobile payment. Në vitin 2010, ai filoi të punojë për Akbank Information Technologies si senior software specialist për mobile banking dhe sigurine e kanaleve digjitale. Në 2013, ai u bë menaxher i Zhvillimit të Aplikacionit Mobile Banking dhe në vitin 2016, Z. Tadik u promovua Zv. President i Aplikacioneve Bankare Digjitale.
NAME OF BOARD OF DIRECTOR
Uzeyir Ekici
Drejtor Ekzekutiv i Auditit
Z. Ekici, është diplomuar në vitin 2006 në Universitetin Bogaziçi, Fakulteti Ekonomik dhe i Shkencave Administrative, Departamenti i Administrimi të Biznesit dhe në vitin 2019 është diplomuar për Drejtësi në Universitetin e Marmarës, Fakulteti i Drejtësisë. Z. Ekici ka një eksperiencë 13-vjeçare në sistemin bankar, menaxhim të riskut financiar, në agjenci rregullatore të mbikëqyrjes së institucioneve financiare dhe gjithashtu si drejtues në institucione pagesash. Para ardhjes në BKT në qershor 2022 institucionet e mëparshme ku Z. Ekici ka punuar kanë qenë: BRSA - Agjencia Rregullatore dhe e Mbikëqyrjes Bankare, Faturamatik - Institucion i Pagesave Elektronike dhe Dogru Asset Management Inc.