Komiteti i Auditit

NAME OF BOARD OF DIRECTOR
Mehmet Usta
Kryetar
Z. Mehmet Usta ka lindur në vitin 1950 dhe është diplomuar në Departamentin e Ekonomisë dhe Financës pranë Akademisë së Shkencave Ekonomike dhe Tregtare të Eskişehir-it. Ai ka një përvojë të gjatë pune 35 vjeçare në sektorin bankar. Pas eksperiencës së tij si auditor i brendshëm dhe drejtues në Anadolu Bank gjatë viteve 1979 - 1987, ai ka mbajtur pozicione të larta drejtuese pranë Emlak Bank si në Turqi ashtu edhe jashtë vendit gjatë viteve 1987- 1994. Më pas, gjatë periudhës 1994 - 2007 ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm dhe anëtarit të Bordi pranë Banque du Bosphore me qendër në Paris. Në prill të vitit 2008 Z. Usta u bë pjesë e AktifBank si nënkryetar i Bordit Drejtues. Që nga korrik i vitit 2009, Z. Usta gjithashtu mban pozicionin e Kryetarit të Bordit Drejtues të BKT, një njësi në varësi të Çalık Holding me veprimtari në Shqipëri dhe Kosovë. Që nga maji i vitit 2012, Z. Usta është Anëtar i Bordit Drejtues pranë Institutit Botëror të Bankave të Kursimit (World Savings Banks Institute, WSBI) me seli në Bruksel dhe ushtron postin e Kryetarit të Bordit pranë njësive në varësi të Aktifbank, UPT Ödeme Hizmetleri A.Ş. dhe Sigortayeri Sigorta ve Reasürans Brokerlik A.Ş.
NAME OF BOARD OF DIRECTOR
Serdar Sümer
Anëtar i Komitetit të Auditimit
Z. Sümer është diplomuar në degën Administrim Biznesi në Fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit të Ankarasë. Ai përfundoi masterin për Administrim Biznesi në Kolegjin e “William dhe Mary” në Virxhinia, SHBA dhe në Prill 2011, ai u diplomua me PhD në degën Bankë në Institutin e Bankave dhe Sigurimeve të Universitetit Marmara. Z. Sümer është një Menaxher i Çertifikuar i Riskut Financiar (FRM) dhe Kontabilist Publik i Çertifikuar. Ai filloi karrierën e tij në vitin 1996 si Auditor Banke i Betuar. Nga 2008 deri në 2014, ai shërbeu si Zëvendës President Ekzekutiv i Manaxhimit të Filialeve dhe Tregjeve të Kapitalit në Aktif Bank. Pasi punoi si ekzekutiv në një kompani udhëheqëse në industri investimesh, Z. Sümer u kthye në Aktif Bank në 2015 për të marrë rolin si Drejtor Ekzekutiv dhe deri në fund të vitit 2020 ai shërbeu si Drejtor Ekzekutiv dhe Anëtar i Bordit. Prej vitit 2021 ai ka punuar si Anëtar Bordi në Çalık Holding, Aktif Bank dhe Filialet e saj, ALBtelecom, BKT dhe Yepaş.
NAME OF BOARD OF DIRECTOR
Hysen Çela
Anëtar i Komitetit të Auditimit
Prof. Dr. Hysen Çela, i diplomuar si Ekonomist në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, ku edhe ka kryer studimet MBA dhe doktoraturën, ka një eksperiencë të gjatë në fushën e kontabilitetit dhe financës. Në cilësinë e Partnerit Menaxhues të Crowe AL sh.p.k. (member of Crowe Global) ai ka punuar dhe punon për shumë institucione publike, kompani private si dhe OJF lokale dhe ndërkombëtare. Prof. Çela, aktualisht është president i Institutit të Ekspertëve Konatbël të Autorizuar të Shqipërisë (IEKA). Ai mban titujt profesional Kontabilist i Miratuar (KM) dhe Auditues Ligjor (AL) dhe ka përfshirje të konsiderueshme në mësimdhënie dhe në trajnime akademike e profesionale në SNRF, SKK, SNA, Etika profesionale, etj. Z. Çela është autor i shumë artikujve dhe studimeve të publikura si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Z. Çela është emëruar anëtar i CAG (Grupit Keshillimor Konsultativ) të IESBA dhe IAASB të IFAC-ut (Bordet e Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit e Sigurisë dhe të Etikës, pranë IFAC)