Bordi Drejtues

NAME OF BOARD OF DIRECTOR
Mehmet Usta
Kryetar Bordi
Z. Mehmet Usta ka lindur në vitin 1950 dhe është diplomuar në Departamentin e Ekonomisë dhe Financës pranë Akademisë së Shkencave Ekonomike dhe Tregtare të Eskişehir-it. Ai ka një përvojë të gjatë pune 40 vjeçare në sektorin bankar. Pas eksperiencës së tij si auditor i brendshëm dhe drejtues në Anadolu Bank gjatë viteve 1979 - 1987, ai ka mbajtur pozicione të larta drejtuese pranë Emlak Bank si në Turqi ashtu edhe jashtë vendit gjatë viteve 1987- 1994. Më pas, gjatë periudhës 1994 - 2007 ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm dhe anëtarit të Bordit pranë Banque du Bosphore me qendër në Paris. Në prill të vitit 2008 Z. Usta u bë pjesë e AktifBank si nënkryetar i Bordit Drejtues. Që nga korrik i vitit 2009 dhe në vazhdim, Z. Usta gjithashtu mban pozicionin e Kryetarit të Bordit Drejtues të BKT, një njësi në varësi të Çalık Holding me veprimtari në Shqipëri. Ai ka qenë Kryetari i Bordit Drejtues të BKT Kosovë gjatë periudhës Maj 2018-Prill 2022. Z. Usta ka qenë Anëtar i Bordit Drejtues pranë Institutit Botëror të Bankave të Kursimit (World Savings Banks Institute, WSBI) me seli në Bruksel që nga maji i vitit 2012 deri në dhjetor 2023. Që prej marsit 2015 dhe në vazhdim, Z. Usta ushtron postin e Kryetarit të Bordit pranë njësive në varësi të Aktifbank, UPT Ödeme Hizmetleri A.Ş. dhe Sigortayeri Sigorta ve Reasürans Brokerlik A.Ş.
NAME OF BOARD OF DIRECTOR
Serdar Sümer
Zëvendës Kryetar Bordi
Z. Sümer është diplomuar në degën Administrim Biznesi në Fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit të Ankarasë. Ai përfundoi masterin për Administrim Biznesi në Kolegjin e “William dhe Mary” në Virxhinia, SHBA dhe në Prill 2011, ai u diplomua me PhD në degën Bankë në Institutin e Bankave dhe Sigurimeve të Universitetit Marmara. Z. Sümer është një Menaxher i Çertifikuar i Riskut Financiar (FRM) dhe Kontabilist Publik i Çertifikuar. Ai filloi karrierën e tij në vitin 1996 si Auditor Banke i Betuar. Nga 2008 deri në 2014, ai shërbeu si Zëvendës President Ekzekutiv i Manaxhimit të Filialeve dhe Tregjeve të Kapitalit në Aktif Bank. Pasi punoi si ekzekutiv në një kompani udhëheqëse në industri investimesh, Z. Sümer u kthye në Aktif Bank në 2015 për të marrë rolin si Drejtor Ekzekutiv dhe deri në fund të vitit 2020 ai shërbeu si Drejtor Ekzekutiv dhe Anëtar i Bordit. Prej vitit 2021 ai ka punuar si Anëtar Bordi në Çalık Holding, Aktif Bank dhe Filialet e saj, ALBtelecom, BKT dhe Yepaş.
NAME OF BOARD OF DIRECTOR
Seyhan Pencablıgil
Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi
Z. Seyhan Pencablıgil, ka një M.A. në Menaxhim të Përgjithshëm nga Universiteti i Bosforit në Turqi (1998) dhe M.Sc. në Financë nga Universiteti i Lancaster në Mbretërinë e Bashkuar (1996) dhe ka kryer studime doktorature në filozofi në Universitetin e Sofies në Bullgari. Ai është një bankier me përvojë, me një eksperiencë të gjatë si drejtues. Z. Pencablıgil ka punuar në pozicione të ndryshme në Kentbank, si Nëndrejtor i Përgjithshëm për Depozitat-Thesarin dhe Nëndrejtor i Përgjithshëm për Bankingun Ndërkombëtar. Z. Pencablıgil është Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT-ës që prej Tetorit të vitit 2000, Kryetar Nderi i Komitetit Kombëtar në Dhomën Ndëkombëtare të Tregtisë – ICC Albania, Kryetar i “Albania Leasing Sh.a.”, Kryetar i Dhomës Shqiptaro – Turke të Tregtisë dhe Industrisë dhe Anëtar Alternativ i Bordit të Drejtorëve të Institutit Botëror të Bankave të Kursimit (WSBI). Në të kaluarën Z. Pencablıgil ka mbajtur pozicione të tjera si Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Bankave dhe Anëtar i Bordi i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA). Në vitin 2012, Z. Pencablıgil është zgjedhur si “Drejtori i Përgjithshëm i Vitit në Europë” nga revista prestigjioze “EMEA Finance” ndërkohë në vitet 2019, 2020 dhe 2022 është zgjedhur nga Finance Central Europe si ‘’Bankieri më i mirë në Shqipëri’’ gjatë ndarjes së çmimeve ‘’Top South East Europe Bank Rankings". Së fundmi është nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”.
NAME OF BOARD OF DIRECTOR
Galip Tözge
Anëtar Bordi
Z. Galip Tözge ka lindur në vitin 1967. Ai është laureuar nga Departamenti i Ekonomiksit në Universitetin e Marmarasë dhe ka kryer MBA në Universitetin e Misurit në SHBA. Z. Tözge e ka filluar karrierën e tij bankare në vitin 1993 pranë Citibank dhe më pas në vitin 2002 i është bashkuar “Akbank T.A.Ş.”. Ai ka punuar për 12 vjet në Akbank dhe për kompani të tjera të zotëruara nga Akbank duke shërbyer në poste drejtuese kryesore të ndryshme, përfshirë këtu edhe si Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Akbank dhe Anëtar Bordi i “Ak Portföy Yönetimi A.Ş.” dhe “Ak Yatırım Menkul Değerler A.Ş.”. Në vitin 2015, ai u emërua Drejtor i Përgjithshëm i “Aktif Yatırım Bankası A.Ş.” dhe aktualisht shërben edhe si President i Grupit të Bankingut të “Çalık Holding A.Ş.”. Z. Tözge iu bashkua Bordit të Drejtorëve të BKT-ës në Shkurt 2017.
NAME OF BOARD OF DIRECTOR
Mert Turgut Çalık
Anëtar Bordi
Z. Mert Turgut Çalık u diplomua në Departamentin e Menaxhimit të Marketingut në Universitetin e Westminster në Londër, Mbretëria e Bashkuar, në Korrik 2019. Në Qershor 2015, Z. Çalık përfundoi Kursin e Themelimit të Bizneseve në Bellerbys College, në Londër, Mbretëria e Bashkuar. Ai filloi karrierën e tij profesionale që nga viti 2011, duke punuar në role të ndryshme për Gap Construction (Gap İnşaat) në Projektin “Metropol Instanbul”, Çalık Holding në departamentet e Financave dhe Kontrollit dhe GRUPM në Departamentin e Marketingut. Z. Çalık shërben si ekspert financiar në Gap Southeast Textiles (Çalık Denim Tekstil) që nga viti 2012, ndërsa ai është Nënkryetar i MTH Technologies. Në vitin 2019, ai u emërua si Anëtar i Bordit në Secom Turkey dhe E-Kent, ndërsa në vitin 2020 ai iu bashkua Bordit të Drejtorëve të BKT-së.