Rimbushje celulari (Top-up)

Rimbushje Celulare (Top-up)

Shërbimi i rimbushjes së operatorëve Albtelecom, Telekom Albania, Vodafone Albania mund të performohet në Degën “Internet”, në BKT Smart si dhe në çdo ATM të BKT-së. 

  • Në degën “Internet”  apo “BKT Smart” – aplikacionin e zgjuar bankar

Nëse jeni regjistruar dhe përdorues të BKT Dega “Internet” ose BKT Smart, nga menuja Pagesat / Rimbushje Celulari, duke vendosur numrin e celularit që kërkoni të rimbushni, ju mund të kryeni transaksione sipas shumës që keni përzgjedhur. 

  • Në “ATM” 

Nëse vendosni kartën në ATM, nga menuja Shërbime / Rimbushje Celulari, duke shtypur numrin e celularit që kërkoni të rimbushni, ju mund të kryeni transaksionin me një nga shumat që ju shfaqen në ekranin e ATM-së.

Pagesa e abonimit TV

Nëpërmjet Degës Internet, ju mund të kryeni pagesat mujore për platformat televizive të DigitAlb dhe Tring.

Nëse jeni tashmë përdorues i Degës së Internet, mund të kryeni këtë pagesë duke ndjekur menunë Pagesa/Pagesa e TV-së, duke futur numrin e kontratës suaj me DigitAlb ose Tring. Nëpërmjet këtij veprimi, ju mund të verifikoni nëse kontrata është aktive, të kontrolloni apo të paguani këstet e kësaj marrëveshjeje.

Pasi të keni verifikuar numrin e kontratës, mund të zgjidhni nga lista e llogarive llogarinë nga e cila do të debitohet shuma e këstit. Përpara se të konfirmoni pagesën, ju duhet të lexoni me kujdes "Kushtet e Marrëveshjes" dhe të klikoni Vazhdo për të përfunduar transaksionin.

Nëse dëshironi që këstet e ardhshme të paguhen automatikisht nga llogaritë tuaja, mund të zgjidhni opsionin "Pranoj të paguaj automatikisht këstet mujore për kontratën me DigitAlb/Tring."

  • Për më shumë informacion mbi Kushtet e Punës mund ti referoheni dokumentit në faqen zyrtare www.bkt.com.al