Aktivitete Promocionale 2016

Llotaria e Sherbimeve Bankare Elektronike

Autorizuar nga Ministria e Fiancave me autorizimin nr. 944/1, dt. 01/02/2016, Banka Kombëtare Tregtare Sh. A. vjen me një promocion që synon nxitjen e përdorimit të Shërbimeve Bankare Elektronike.

Loja do të organizohet në formën e një llotarie ku do të jepen tre çmime:

  1. Çmimi i parë do të jetë 1 iPhone 6.

    Transaksionet pjesë e llotarisë do të jenë:

    1. Hyrja e pare dhe
    2. Çdo transaksion që kryhet nëpërmjet aplikacionit të dedikuar për këtë qëllim Mobile Banking (shuma minimale debituese  500 Lek / 5 EUR, USD ...).

    Për detaje të mëtejshme ju lutem klikoni http://bkt.com.al/veprime-ditore/bkt-smart-al

  2. Çmimi i dytë do të jetë 1 General Mobile 4G për rimbushjet e celularit të kryera për operatorin e telefonisë  Albtelekom (Eagle Mobile)  nëpërmjet:
    1. Mobile Banking
    2. E-banking
    3. ATM

    Për detaje të mëtejshme ju lutem klikoni http://bkt.com.al/veprime-ditore/transferta-pagesa/rimbushje-celulari-top-up

  3. Çmimi i tretë do të jetë kthimi i vlerës të shumës së faturës të Debitimit Direkt të ekzekutuar gjatë muajit për kontratat e reja të hapura gjatë vitit 2016 nga klientët individ për pagesat e faturave të konsumatorëve individ (deri në maksimumin e 50,000 Lekë).

    Për detaje të mëtejshme ju lutem klikoni https://bkt.com.al

Fituesit e aparateve celularë do të përjashtohen nga shorteu në vazhdim për çmimin e parë dhe të dytë.

Transaksonet që i përkasin stafit të BKT do të jenë pjesëmarrëse në lojë si të gjithë klientët e tjerë