Aktivitetet Promocionale 2026
BKT shpërblen klientët e saj besnikëBanka Kombëtare Tregtare ju fton të bëheni pjesë e Aktiviteteve Promocionale 2026, një seri shortesh shpërblyes që synojnë nxitjen e përdorimit të shërbimeve bankare dhe kanaleve dixhitale të BKT-së.
Çdo klient që plotëson kriteret përkatëse për secilin çmim bëhet automatikisht pjesë e shorteut, pa pasur nevojë për aplikim të veçantë. Për çdo klient që përmbush kriteret gjenerohet një biletë pjesëmarrëse, e cila bëhet pjesë e shorteut përkatës.
Autorizimi i Aktiviteteve Promocionale
Aktivitetet promocionale janë autorizuar nga Ministria e Financave me autorizimin me numër protokolli 2405/1, 4 Dhjetor 2025.Forma e Aktiviteteve Promocionale
Aktivitetet Promocionale 2026 organizohen në formën e lotarisë, ku:- çdo klient që plotëson kriteret gjeneron një numër bilete;
- biletat grumbullohen sipas periudhave të përcaktuara;
- fituesit përzgjidhen në mënyrë rastësore, përmes shortit transparent dhe të dokumentuar.
Kohëzgjatja e Aktiviteteve Promocionale
1 Janar 2026 – 31 Dhjetor 2026Shorti i fundit për periudhën Tetor - Dhjetor 2026 do të zhvillohet në 11 Janar 2027.
Aktivitetet Promocionale dhe Çmimet
Gjatë vitit 2026 do të ketë 16 fitues gjithsej, të ndarë në kategoritë e mëposhtme:Laptop – 4 fitues
Për individët që:
- janë regjistruar si klientë të BKT-së në mënyrë dixhitale përmes BKT Smart gjatë 3 muajve të fundit;
- kanë kryer të paktën 1 transaksion me vlerë minimale 1,000 Lekë.
Datat e shortit:
14 Prill 2026 | 13 Korrik 2026 | 12 Tetor 2026 | 11 Janar 2027
Tablet – 4 fitues
Për klientët që:
- janë përdorues të rinj të aplikacionit BKT Smart gjatë 3 muajve të fundit.
Datat e shortit:
14 Prill 2026 | 13 Korrik 2026 | 12 Tetor 2026 | 11 Janar 2027
Fituesit e këtij çmimi përjashtohen nga shortet pasardhëse për të njëjtin çmim gjatë vitit.
Apple iPhone 16 (512GB) – 4 fitues
Për klientët që:
- kanë kryer transaksione financiare me vlerë minimale 1,000 Lekë në BKT Smart gjatë 3 muajve të fundit;
- përjashtohen këmbimet valutore dhe pagesat automatike të kontratave të regjistruara jashtë periudhës së konsideruar për shorteun.
Datat e shortit:
14 Prill 2026 | 13 Korrik 2026 | 12 Tetor 2026 | 11 Janar 2027
Fituesit përjashtohen nga shortet e mëtejshme për këtë çmim gjatë vitit.
“Bonus për ty” – 4 fitues
Për klientët që:
- kanë kryer transaksione pa kartë në ATM gjatë 3 muajve të fundit.
Datat e shortit:
14 Prill 2026 | 13 Korrik 2026 | 12 Tetor 2026 | 11 Janar 2027
Fituesit përjashtohen nga shortet e mëtejshme për këtë çmim gjatë vitit.
Mekanizmi i përzgjedhjes së Fituesve
- Çdo klient i vlefshëm për të përfituar merr një numër serial, i cili shërben si biletë pjesëmarrëse.
- Fituesit përzgjidhen në mënyrë rastësore, përmes shortit me globe numerike.
- Procesi zhvillohet nga një komision i posaçëm i BKT-së, me transparencë të plotë.
Njoftimi dhe tërheqja e Çmimeve
- Fituesit kontaktohen nga Contact Center i BKT-së: +355 4 22 66 288.
- Çmimet fizike tërhiqen në Zyrën Qendrore të BKT-së ose në degë.
- Bonuset monetare kreditohet direkt në llogarinë rrjedhëse ose të kursimit.
- Afati për tërheqjen e çmimit: 3 muaj nga data e shpalljes.
- Në mungesë të paraqitjes brenda afatit, çmimi humbet.
Shpallja e Fituesve
Lista e fituesve publikohet në faqen zyrtare të BKT-së sipas këtij kalendari:- 21 Prill 2026
- 20 Korrik 2026
- 19 Tetor 2026
- 18 Janar 2027
Tatimi mbi te Ardhurat
Të gjitha çmimet e përfituara nga aktivitetet promocionale janë subjekt i Tatimit mbi të Ardhurat në Burim, sipas legjislacionit në fuqi.Kushte të Përgjithshme
- BKT rezervon të drejtën të ndryshojë, pezullojë ose përfundojë aktivitetet promocionale për arsye madhore.
- Stafi i BKT-së përjashtohet nga pjesëmarrja në aktivitetet promocionale.
- Rregullorja e plotë e aktiviteteve promocionale është e publikuar në faqen zyrtare të bankës.
