Llotaria e Shërbimeve Bankare për Individ
Autorizuar nga Ministria e Fiancave me autorizimin nr. 4761/3, dt. 20/12/2017, Banka Kombëtare Tregtare Sh. A. vjen me një promocion që synon nxitjen e përdorimit të Shërbimeve Bankare të ofruar nga BKT për klientët e saj.
Gjate vitit 2018 loja promocionale do të ofrojë çmimet e mëposhtme:
- 1 aparat iPhone për çdo 3 muaj.
- 1 TABLET për çdo 3 muaj.
- 3,000 lek bonus për ekzekutim të transfertave ndërkombëtare të kryera nga Internet Banking, 3 fitues ne çdo 3 muaj.
- Për klientet pagamarres çmim 12,500 lekë për çdo produkt bankar aktiv që kanë në bankë, 1 fitues për çdo 3 muaj.
- Kthimin e vlerës të shumës së faturës të Debitimit Direkt (max deri 10,000 lekë), 1 fitues për çdo 3 muaj.
- Çmimi për kryerjen e Top up dhe pagesa për TV në vlerën 10 herë të shumës së transaksionit (max 10,000 lekë), 1 fitues për çdo 3 muaj.
Kohëzgjatja e Lojës:
Llotaria hyn në fuqi nga data 1 Janar 2018 deri më 31 Dhjetor 2018.
Shpërblimet e fituesve:
Në rast se një biletë shpallet fituese, kontrollohet cili veprim/klient e ka gjeneruar dhe bëhet identifikimi i tij.
Klienti do të kontaktohet nëpermjet numrit të telefonit të Call Center +355 4 22 66 288 për tu njoftuar për çmimin dhe per te vazhduar me tej. Në disa raste klientit do ti kërkohet të paraqitet në Zyrat Qendrore të BKT për të tërhequr dhuratën e fituar.
Në rastin e çmimit 3,000 lek bonus për ekzekutim të Transfertave Ndërkombetare vlera do të kreditohet në kartën e krediti.
Ndërsa për çmimet e klientëve pagamarres, kthimin e shumës së debitimit Direkt, si dhe kryerjen e Top up dhe pagesa për TV, vlera do të kreditohet në llogarinë e kursimit të klientit.
Lista e fituesve do te publikohet ne faqen zyrtare te BKT-se.
Fituesit duhet të vijnë për të tërhequr çmimet e tyre me një mjet identifikimi (Kartë Identiteti ose Pasaportë) brenda tre muajve nga data e shpalljes së fituesve. Në rast të mosparaqitjes për tërheqjen e çmimit deri në afatin e përcaktuar, pjesëmarrësit do të humbasin të drejtën për marrjen e tij.
Të përgjithshme
Banka Kombëtare Tregtare ruan të drejtën ekskluzive të ndryshojë, pezullojë ose përfundojë këtë llotari pa lajmërim paraprak dhe nuk është përgjegjëse ndaj asnjë përdoruesi për këto ndryshime, pezullime apo përfundime.
Fituesit e Aparateve (telefon ose tablet) do të përjashtohen nga shorteu në vazhdim nëse e kanë fituar njehere kete çmim