Pyetjet më të shpeshta

Çfarë duhet të bëj për të përdorur BKT Dega Internet?

Nëse je klient individ i BKT, ke të firmosur KSHBI (versionin 002 ose me të lartë) dhe ke të regjistruar numrin tënd të telefonit cellular në degë, ti mund të jesh përdorues i BKT Dega Internet.
 

Çfarë është Numri i klientit/ Numri personal?

 

Numri i klientit është një numër i cili ju jepet kur hapni një llogari në BKT, është një numër 9-shifror, pjesë e numrit të llogarisë. Numri i klientit përdoret në hapin e parë të proçesit të regjistrimit dhe në proçesin e hyrjes në BKT Dega Internet.

Numri personal është numri që gjendet në kartën tuaj të identitetit i cili fillon dhe mbaron me shkronjë. Ky numër përdoret në vend të numrit të klientit për të kryer regjistrimin ose hyrjen në BKT Dega Internet
 

Çfarë është një fjalëkalim?

 

Fjalëkalimi është një kombinim i karaktereve alfanumerike, që duhet krijuar gjatë proçesit të regjistrimit për sigurinë tuaj. Ai duhet të jetë i gjatë nga 6-16 numra dhe shkronja.


 

Çfarë është FNP?

 

FNP (Fjalëkalim me një Përdorim) është një hap sigurie i proçesit të regjistrimit dhe hyrjes në BKT Dega Internet. Ky kod do të dërgohet çdo herë në formën e SMS në numrin e telefonit tënd që ke të regjistruar në sistemin e BKT. Për një logim më të thjesht, ju mund të aktivizoni opsionin Smart FNP, regjistrimin e pajisjes tuaj, nëse doni që të njihet FNP (fjalëkalim me një përdorim) automatikisht gjatë hyrjes në BKT Smart.


 

Çfarë është tastiera virtuale?

 

Tastiera virtuale është një aplikim opsional që mund të përdorësh për të shmangur rrezikun e ndonjë sulmi të të dhënave të identifikimit. Ajo shfaqet në momentin që hapni dritaren e BKT Dega Internet. Mund të zgjedhësh edhe mos ta përdorësh atë duke hequr grepin konfirmues në dritaren e hyrjes të BKT Dega Internet.


 

Si të aksesoj shërbimet online nëse nuk kam një kartë të BKT?

 

Për t’u regjistruar në BKT Dega Internet nëse nuk ke një kartë debiti ose krediti të BKT mund të përdorësh “Kodin Unik”. Kodin Unik mund ta marrësh pranë degës më të afërt të BKT. Ky kod do të dërgohet me SMS në numrin tënd të celularit dhe brenda 24 orëve duhet të bëhet regjistrimi në BKT Dega Internet duke shkuar në faqen zyrtare të BKT www.bkt.com.al, zgjidh Dega Internet/ Individë dhe ndiq hapat duke klikuar tek “Regjitrohu Tani”


 

Çfarë duhet të bëj nëse harroj numrin e klientit ose fjalëkalimin?

 

Nëse nuk mban mend numrin e klientit, në vend të tij mund të përdorësh numrin personal të kartës së identitetit, nëse nuk keni as këtë numrin e klientit mund ta gjesh edhe në ATM e BKT tek numri i llogarisë (numri 9-shifror).
Nëse nuk mban mend fjalëkalimin dhe nuk të është shfaqur mesazhi i bllokimit të përdoruesit, kliko direkt tek opsioni “S’kujtoj Fjalëkalimin” dhe ndiq hapat për të krijuar një fjalëkalim të ri.
Nëse shfaqet mesazhi “Ky përdorues është bllokuar…..” të lutem të kontaktosh me BKT Contact Center në numrin e telefonit +355 (0) 4 2266 288 në mënyrë që të merrni aksesin për të krijuar një fjalëkalim të ri.


 

Çfarë duhet të bëj nëse bllokoj llogarinë time të Degës Internet?

 

Nëse shfaqet mesazhi “Ky përdorues është bllokuar…..” të lutem të kontaktosh me BKT Contact Center në numrin e telefonit +355 (0) 4 2266 288.


 

Çfarë duhet të bëj nëse nuk marr ndonjë mesazh FNP?

 

Nëse numri i telefonit celular është i njëjtë me numrin që ke regjistruar në sistemin e BKT, të lutem kontrollo nëse je brenda zonës së mbulimit të rrjetit tënd GSM ose kontrollo kutinë e mesazheve nëse është plot. Fshi çdo mesazh të marrë më parë për FNP, gjithashtu bëj një rindezje të aparatit tënd celular.
Nëse numri i telefonit nuk është i regjistruar në sistemin e BKT ose e ke ndryshuar paraqitu pranë degës më të afërt të BKT për ta përdtësuar atë.


 

A mund ta ndryshoj fjalëkalimin tim?

 

Po, ti mund të ndryshosh fjalëkalimin tënd tek menu-ja “Personalizimë” në Degën Internet ose duke klikuar në opsionin S’kujtoj fjalëkalimin në dritaren hyrëse të BKT Dega Internet.


 

Pse duhet ta ndryshoj fjalëkalimin?

 

Për arsye sigurie, do të kërkohet të ndryshosh fjalëkalimin tënd çdo 90 ditë.


 

Çfarë duhet të bëj nëse humbas celularin?

 

Duhet të mbyllni kartën SIM sa më shpejtë të jetë e mundur për të shmangur ndonjë rrezik referuar dërgimit të FNP në proçesin e hyrjes. Të lutem të kontaktosh me BKT Contact Center në numrin +355 (0) 4 22 66 288 për të bllokuar llogarinë tënde të BKT Dega Internet.


 

Çfarë duhet të bëj nëse marr një mesazh FNP nga BKT edhe pse nuk jam përpjekur të hyjë në Degën Internet?

 

Të lutem përpiqu të ndryshosh fjalëkalimin tënd nëse është e mundur dhe/ose kontakto me BKT Contact Center +355 (0) 4 2266 288 në mënyrë që të merren veprime të mëtejshme për sigurinë e pëdoruesit.


 

Cilat janë këshillat për sigurinë e BKT Dega Internet?

 

Këshillat për sigurinë e BKT Dega Internet mund t’i gjesh në detaje tek “Udhëzime mbi Sigurinë”


 

A mund të aksesoj BKT Dega Internet nga jashtë Shqiperisë?

 

Po, mund të aksesosh BKT Dega Internet dhe nga jashtë Shqipërisë. Nuk ka nevojë për kërkesa shtesë, duhet vetëm të kesh të njëjtin numër celulari të regjistruar në sistemin e BKT dhe ai të jetë aktiv.


 

Me çfarë browser-i mund të logohem në BKT Dega Internet?

 

Mund të aksesosh BKT Dega Internet me Google Chrome, Microsoft Edge, Mozilla Firefox, Opera dheSafari.


 

Kur mund ta përdor BKT Dega Internet?

 

Ti mund të përdorësh BKT Dega Internet për gjatë të gjithë 24 orëshit.


 

Kur mund të bëj veprime financiare në BKT Dega Internet?

 

Nuk ka limit në oraret e transaksioneve financiare. (Sqarim: Transaksionet e kryera pas orës 20:00 mund të reflektohen si veprime të ditës pasardhëse të punës nëse ka filluar procesi ditor i mbylljes së veprimeve të bankës, i cili mund të fillojë në orën 20:00 dhe zgjat deri në mesnatë.)


 

Kur ekzekutohen transaksionet e BKT Dega Internet?

 

Transaksionet ekzekutohen online. Ti mund t’i kontrollosh ato online duke vizituar menunë Llogaritë/ Llogaritë rrjedhëse/ Pasqyrat e llogarisë ose Veprimet e Llogarisë. (Sqarim: Transaksionet e kryera pas orës 20:00 mund të reflektohen si veprime të ditës pasardhëse të punës nëse ka filluar procesi ditor i mbylljes së veprimeve të bankës, i cili mund të fillojë në orën 20:00 dhe zgjat deri në mesnatë.)


 

Çfarë duhet të bëj nëse nuk mund të kryej një transaksion financiar?

 

Do të informohesh me një mesazh gabimi specifik për arsyen. Nëse sheh një mesazh gabimi të përgjithshëm lutemi të kontaktosh për detaje me BKT Contact Center në numrin e telefonit +355 (0) 4 2266 288.


 

A ka një menu “Ndihmë”?

 

Po, ka një menu ndihmë. E gjen në krye të çdo faqeje e cila jep detaje për menunë që dëshiron të përdorësh me ikonën “?”.


 

Çfarë duhet të bëj nëse kam ndonjë ankesë ose sugjerim për BKT Dega Internet?

 

Mund të dërgosh ankesën ose sugjerimin tënd duke plotësuar formularin ankesë/sugjerim në faqen zyrtare në link-un: https://www.bkt.com.al/sugjerime-ankesa-forme ose mund të klikoni Kontaktet e cila është e vendosur në krye të faqes në Degën ‘Internet’, për të lënë një mesazh.
 
Gjithashtu ju mund të kontaktoni shërbimin BKT Contact Center në numrin
+355 (0) 4 22 66 288 për të raportuar ankesën/sugjerimin tuaj 24 orë në 7 ditë të javës, nëpërmjet email-it në adresën callcenter@bkt.com.alinfo@bkt.com.al; në rrjetet sociale të Bankës Kombëtare Tregtare ose mund të na shkruani në numrin tonë WhatsApp +355674000018.