Kredi Niveli Zero

Përshkrimi i produktit:

Financimi nëpërmjet produktit "Zero Level" bën të mundur që individët të financohen për një pronë, bazuar në marrëveshjen që banka ka me një shoqëri ndërtimi, pa qënë i nevojshëm ofrimi i një pasurie si kolateral nga ana e individit (përjashtuar raste të veçanta). Si garanci mund të vendoset shtëpia që do të blihet dhe që është ende e pahipotekuar. Në këtë mënyrë ju mund të përfitoni një apartament të ri edhe pa qënë pronarë të një prone ekzistuese.

Informacion i përgjithshëm

Bankat e nivelit të dytë përdorin si normë bazë të llogaritjes së interesit të kredive përgjithësisht normën e Bonos së Thesarit 1 vjecare për kreditë ne monedhë Lekë ndersa si norme baze te llogaritjes se kredive ne monedhen EURO perdorin normen e Euriborit 1 vjecar.

“Bono e Thesarit” - është një instrument i negociueshëm borxhi me maturim deri në një vit, që emetohet dhe garantohet nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë.
Bonot e Thesarit emetohen në monedhën kombëtare (Lek) dhe kanë afate maturimi 3, 6 dhe 12 –mujore. Rezultatet për ankandin e bonove të thesarit shpallen në të njëjtën ditë të organizimit të tij dhe publikohen në faqen e internetit të Bankës së Shqipërisë në adresën: www.bankofalbania.org.
 
“Euribor, ose Norma e Ofertës Ndërbankare Euro”, është një normë reference e publikuar nga Instituti Evropian i Tregjeve të Parave, bazuar në normat mesatare të interesit në të cilat bankat e Eurozonës ofrojnë të huazojnë fonde për bankat e tjera në tregun ndërbankar. Informacioni në lidhje me interesat e euriborit është i publikuar në adresën https://www.euribor-rates.eu/ecb-refinancing-rate.asp.
 
Shembull:
Norma e Bonos se Thesarit 1vjecar ne datë 31.07.2023 është 3.21%
Norma e Eurborit 1 vjecar në date 31.07.2023 është 4.11% 
 

Afatet dhe Kushtet

 
Afatet dhe kushtet
Lloji i Produktit  Kredi Nivel Zero
LTV Shumë Kredie /Vlerën e Hapur të Tregut të Pronës së Ofruar si Kolateral Si garanci mund të vendoset pasuria që do të blihet me njërën nga kompanitë dhe që është ende e pahipotekuar. Çmimi i shitjes (bazuar në kontratën e sipërmarrjes/porosisë) do të shërbejë si vlera e mbulimit të kësaj kredie. Në çdo rast çmimi i shitjes së pasurisë do të jetë minimumi 167% e vlerës së kredisë së akorduar.
Formula e normës së interesit në monedhën Lekë Klientë Pagamarrës: 4% fikse per vitin e pare me pas Bono Thesari 1 vjecare + 3% jo me pak se 4% (e ndryshueshme çdo 12 muaj)

Klientë të Tjerë: 4.5% fikse per vitin e pare me pas Bono Thesari 1 vjecare + 3.5% jo me pak se 4.5% (e ndryshueshme çdo 12 muaj)
Formula e normës së interesit në monedhën Euro Klientë Pagamarrës: 4.5% fikse per vitin e pare me pas Euribor 1 vjecar + 4% jo me pak se 5% (e ndryshueshme çdo 12 muaj)

Klientë të Tjerë: 5% fikse per vitin e pare me pas Euribor 1 vjecar + 4.5% jo me pak se 5.5% (e ndryshueshme çdo 12 muaj)
Afati i kredisë Deri në 300 muaj ose 25 vjet.
Shuma maksimale e kredisë Banka financon 60 % e vlerës (çmimi i shitjes) së pasurisë dhe jo më shumë se një vlerë e paracaktuar në kontratën e nënshkruar mes bankës dhe kompanisë së ndërtimit.
Komisioni i Disbursimit të Kredisë 1% e shumës së kredisë

Klientët mund të zgjedhin ose jo sigurimin e jetës ose të pranojnë një normë me të lartë interesi. Në rast se klienti zgjedh të mos bëjë sigurimin e jetës, opsionet janë:

Nëqoftëse klienti është deri në moshën 45 vjec, norma e interesit do të jetë 0.5 % më e lartë.
Nëqoftëse klienti është mbi moshën 45 vjec, norma e interesit do të jetë 1 % më e lartë.


Ju lutem shkarkoni dokumentacionin përkatës për Kredi Nivel Zero.
Ju lutem shkarkoni Informacionin e Standartizuar Parakontraktor.

APLIKO TANI