Kredi për Dyqan

Përshkrimi i produktit

Kredia për blerje apo ndërtim dyqani është një kredi hipotekore që i ofrohet individëve që gjenerojnë të ardhura nga punësimi dhe që dëshirojnë të blejnë ose ndertojnë një ambjent tregtar për qëllime investimi apo profesionistëve të vetpunësuar të cilët dëshirojnë të blejnë ose ndërtojnë ambjentet e tyre të punës.

 Financim deri në 100% të vlerës së investimit
 Norma interesi super konkurruese

 Miratim i shpejtë dhe proces i thjeshtë

Me BKT, ti përqendrohesh tek biznesi yt – ne kujdesemi për financimin!
 

Informacion i përgjithshëm

Bankat e nivelit të dytë përdorin si normë bazë të llogaritjes së interesit të kredive përgjithësisht normën e Bonos së Thesarit 1 vjecare për kreditë ne monedhë Lekë ndersa si norme baze te llogaritjes se kredive ne monedhen EURO perdorin normen e Euriborit 1 vjecar.

“Bono e Thesarit” - është një instrument i negociueshëm borxhi me maturim deri në një vit, që emetohet dhe garantohet nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë.
Bonot e Thesarit emetohen në monedhën kombëtare (Lek) dhe kanë afate maturimi 3, 6 dhe 12 –mujore. Rezultatet për ankandin e bonove të thesarit shpallen në të njëjtën ditë të organizimit të tij dhe publikohen në faqen e internetit të Bankës së Shqipërisë në adresën: www.bankofalbania.org.
 
“Euribor, ose Norma e Ofertës Ndërbankare Euro”, është një normë reference e publikuar nga Instituti Evropian i Tregjeve të Parave, bazuar në normat mesatare të interesit në të cilat bankat e Eurozonës ofrojnë të huazojnë fonde për bankat e tjera në tregun ndërbankar. Informacioni në lidhje me interesat e euriborit është i publikuar në adresën https://www.euribor-rates.eu/ecb-refinancing-rate.asp.
 
Shembull:
Norma e Bonos se Thesarit 1vjecar ne datë 31.10.2025 është 2.5%
Norma e Eurborit 1 vjecar në date 31.10.2025 është 2.19% 
 

Afatet dhe Kushtet

Ne monedhen Lekë:
 
Lloji i produktit Kriteri i Financimit
(Vlerë Kredie/ Vlerën e Investimit)
LTV
(Vlerë Kredie/OMV)
Formula e normës së interesit
Kredi për blerje dyqani Financimi deri në 100% në rastet kur:
1. Kolaterali i njëjtë me objektin e kredisë
2. Kolaterali i ndryshëm nga pronë e paluajtshme rezidenciale

75% e vlerës së kolateralit (OMV)
Klientë Pagamarrës në BKT
3% fiks për vitin e parë, më pas Bono Thesari 1 vjecare +2% jo më pak se 3% (e ndryshueshme çdo 12 muaj)

Klientë të tjerë:
3.5% fiks për vitin e pare, me pas Bono Thesari 1 vjecare +2.5% jo me pak se 3.5% (e ndryshueshme çdo 12 muaj)
Kredi për ndertim dyqani Financim deri në 80% kur:
1. Kolaterali është pronë e paluajtshme rezidenciale
Ne monedhen Euro:
 
Lloji i produktit Kriteri i Financimit
(Vlerë Kredie/ Vlerën e Investimit)
LTV
(Vlerë Kredie/OMV)
Formula e normës së interesit
Kredi për blerje dyqani Financimi deri në 100% në rastet kur:
1. Kolaterali i njëjtë me objektin e kredisë
2. Kolaterali i ndryshëm nga pronë e paluajtshme rezidenciale

75% e vlerës së kolateralit (OMV)
Klientë Pagamarrës në BKT:
3.5% fiks për vitin e parë, më pas   Euribor 1 vjecar + 3% jo më pak se 4%  (e ndryshueshme çdo 12 muaj)

Klientë të tjerë:
4% fiks për vitin e parë, më pas
Euribor 1 vjecar + 3.5% jo më pak se 4.5%  (e ndryshueshme çdo 12 muaj)
Kredi për ndertim dyqani Financim deri në 70% kur:
1. Kolaterali është pronë e paluajtshme rezidenciale
Blerës për herë të parë deri në 75%

Blerës për herë të dytë ose për të dhënë me qera deri në 70%
Afati i kredisë Deri në 25 vjet për Monedhën Lekë dhe Euro
Shuma maksimale e kredisë Deri në 50,000,000 Lekë / EUR 500,000
Komisioni i Disbursimit të Kredisë 1% e shumës së kredisë

0% per blerje kredie nga banka te tjera
Klientët mund të zgjedhin ose jo sigurimin e jetës ose të pranojnë një normë me të lartë interesi. Në rast se klienti zgjedh të mos bëjë sigurimin e jetës, opsionet janë:

Nëqoftëse klienti është deri në moshën 45 vjec, norma e interesit do të jetë 0.5 % më e lartë.
Nëqoftëse klienti është mbi moshën 45 vjec, norma e interesit do të jetë 1 % më e lartë.

Ju lutem shkarkoni dokumentacionin përkatës për Kredi për Blerje/ Ndërtim Dyqani.
Ju lutem shkarkoni Informacionin e Standartizuar Parakontraktor.

 APLIKO TANI