Kredia Flexi Hipotekore

Kredia Flexi Hipotekore

Gjatë periudhës së shlyerjes së një kredie hipotekore, normat e interesit mund të ndryshojnë si rezultat i luhatjeve të Bonos së Thesarit, duke sjellë pagesa të ndryshme çdo vit dhe shpesh krijuar vështirësi financiare kur këto norma rriten. Për t’ju ofruar stabilitet dhe siguri, BKT prezanton Kredinë Flexi Hipotekore, një zgjidhje që ju lejon të përcaktoni këstin mujor që në vitin e parë dhe ta mbani të pandryshuar gjatë gjithë periudhës së kredisë.

Në rast të ndryshimeve të normave të interesit, maturiteti i kredisë rregullohet automatikisht, duke garantuar që kësti juaj mbetet i njëjtë. Ky produkt ju ofron fleksibilitet dhe mbrojtje nga luhatjet e tregut, duke siguruar parashikueshmëri financiare dhe lehtësi në planifikimin e buxhetit tuaj.

Shembull 1:
Rritja e Bonos se Thesarit me 0.5%
Klientet individual standart Bono Thesari 1 Vjecar +2%

  Norma e Interesit Vlera e Kredisë Kësti Mujor Maturiteti (muaj)
Viti 1  4.5% ALL 5,000,000 ALL 45,000 144
Viti 2 5% ALL 4,705,770 ALL 45,150 149*
* Për të mbajtur këstin mujor te njëjtë, afati i kredisë do të rritet ne 149 muaj nga data e disbursimit.

Shembull 2: 
Ulja e Bonos se Thesarit me 0.5%
Klientet individual standart BTH +2%
 
  Norma e Interesit Vlera e Kredisë Kësti Mujor Maturiteti (muaj)
Viti 1 4.5% ALL 5,000,000 ALL 45,000 144
Viti 2 4 % ALL 4,705,770 ALL 46,538 140*
* Për të mbajtur këstin mujor te njëjtë, afati i kredisë do të ulet ne 140 muaj nga data e disbursimit.

 

Informacion i përgjithshëm

Bankat e nivelit të dytë përdorin si normë bazë të llogaritjes së interesit të kredive përgjithësisht normën e Bonos së Thesarit 1 vjecare për kreditë ne monedhë Lekë ndersa si norme baze te llogaritjes se kredive ne monedhen EURO perdorin normen e Euriborit 1 vjecar.
 
“Bono e Thesarit” - është një instrument i negociueshëm borxhi me maturim deri në një vit, që emetohet dhe garantohet nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë.
Bonot e Thesarit emetohen në monedhën kombëtare (Lek) dhe kanë afate maturimi 3, 6 dhe 12 –mujore. Rezultatet për ankandin e bonove të thesarit shpallen në të njëjtën ditë të organizimit të tij dhe publikohen në faqen e internetit të Bankës së Shqipërisë në adresën: www.bankofalbania.org.
 
“Euribor, ose Norma e Ofertës Ndërbankare Euro”, është një normë reference e publikuar nga Instituti Evropian i Tregjeve të Parave, bazuar në normat mesatare të interesit në të cilat bankat e Eurozonës ofrojnë të huazojnë fonde për bankat e tjera në tregun ndërbankar. Informacioni në lidhje me interesat e euriborit është i publikuar në adresën https://www.euribor-rates.eu/ecb-refinancing-rate.asp.
 
Shembull:

Norma e Bonos se Thesarit 1vjecar ne datë 31.10.2025 është 2.5%
Norma e Eurborit 1 vjecar në date 31.10.2025 është 2.19%
 

Afatet dhe Kushtet

monedhën Lekë: 
 
Lloji i produktit Kriteri i Financimit
(Vlerë Kredie/ Vlerën e Investimit)
LTV
(Vlerë Kredie/OMV)
Formula e normës së interesit

Kredi për Blerje Shtëpie
Nëse vlera e pronës në kontratën e shitblerjes është më e ulet se vlera e pronës së ofruar si kolateral, duhet të jetë:
• Deri në 85% për Blerës për herë te pare
• Deri në 80% për Blerës për herë të dytë
Blerës për herë të parë deri në 85%

Blerës për herë të dytë ose për të dhënë me qera deri në 80%

Për kolateral të llojit Dyqan, LTV duhet të jetë deri në 75% 
Klientë Pagamarrës:
2.5% fiks për vitin e parë, më pas  Bono Thesari 1 vjecare +1.5% jo më pak se 2.5% (e ndryshueshme çdo 12 muaj)

Klientë të tjerë:    
3% fiks për vitin e parë, me pas Bono Thesari 1 vjecare +2% jo me pak se 3% (e ndryshueshme çdo 12 muaj)
Kredi për Ndërtim Shtëpie Jo më e lartë se vlera e investimit

monedhën Euro: 
 
Lloji i produktit Kriteri i Financimit
(Vlerë Kredie/ Vlerën e Investimit)
LTV
(Vlerë Kredie/OMV)
Formula e normës së interesit në monedhën

Kredi për Blerje Shtëpie
Nëse vlera e pronës në kontratën e shitblerjes është më e ulet se vlera e pronës së ofruar si kolateral, duhet të jetë:
• Deri në 75% për Blerës për herë te pare
• Deri në 70% për Blerës për herë të dytë
Blerës për herë të parë deri në 75%

Blerës për herë të dytë ose për të dhënë me qera deri në 70%

Për kolateral të llojit Dyqan, LTV duhet të jetë deri në 75% 
Klientë Pagamarrës:
3% fiks për vitin e parë, më pas
Euribor 1 vjecar + 2.5% jo më pak se 3.5%  (e ndryshueshme çdo 12 muaj)

Klientë të tjerë:
3.5% fiks për vitin e parë, më pas Euribor 1 vjecar + 3% jo më pak se  4%  (e ndryshueshme çdo 12 muaj)
Kredi për Ndërtim Shtëpie Jo më e lartë se vlera e investimit
Afati i kredisë 12 vjet nga data e disbursimit, e ndryshueshme deri në 25 vjet për Monedhen Lekë sipas luhatshmerisë së Bonos së Thesarit 1 vjecar dhe ne monedhen Euro sipas luhatshmerisë së Euriborit 1 vjecar.
Shuma maksimale e kredisë Deri në 50,000,000 Lekë / EUR 500,000
Komisioni i Disbursimit të Kredisë 1% e shumës së kredisë

0% per blerje kredie nga banka te tjera
Klientët mund të zgjedhin ose jo sigurimin e jetës ose të pranojnë një normë me të lartë interesi. Në rast se klienti zgjedh të mos bëjë sigurimin e jetës, opsionet janë:

Nëqoftëse klienti është deri në moshën 45 vjec, norma e interesit do të jetë 0.5 % më e lartë.
Nëqoftëse klienti është mbi moshën 45 vjec, norma e interesit do të jetë 1 % më e lartë.

Ju lutem shkarkoni dokumentacionin përkatës për Kredi për Blerje/ Ndërtim Shtepie Flexi.
Ju lutem shkarkoni fletën e standardizuar të informacionit parakontraktor.

 APLIKO TANI