Kredia për Emigrant

Përshkrimi i produktit

Kredia për emigrantët është një kredi e krijuar enkas për të gjithë ju që jetoni dhe punoni jashtë Shqipërisë për t’ju mundësuar përmbushjen e nevojave tuaja për blerje/ndërtim shtëpie ose dyqani apo per rregullim shtepie ose dyqani por edhe individeve profesionistë të vetpunësuar (mjek, dentist, farmacist, avokat etj) të cilët duan të blejnë, ndërtojnë apo rregullojne ambjentet e tyre në Shqipëri.

Për ata emigrantë të cilët kanë vendosur të kenë një banesë në Shqipëri, për të jetuar përkohësisht, për të ndihmuar të afërmit e tyre apo thjesht për të pasur një pasuri të paluajtshme në vendin mëmë, ejani dhe vizitoni degët tona në BKT.

Norma fantastike interesi dhe miratim super i shpejtë.
 

Informacion i përgjithshëm

Bankat e nivelit të dytë përdorin si normë bazë të llogaritjes së interesit të kredive përgjithësisht normën e Bonos së Thesarit 1 vjecare për kreditë ne monedhë Lekë ndersa si norme baze te llogaritjes se kredive ne monedhen EURO perdorin normen e Euriborit 1 vjecar.

“Bono e Thesarit” - është një instrument i negociueshëm borxhi me maturim deri në një vit, që emetohet dhe garantohet nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë.
Bonot e Thesarit emetohen në monedhën kombëtare (Lek) dhe kanë afate maturimi 3, 6 dhe 12 –mujore. Rezultatet për ankandin e bonove të thesarit shpallen në të njëjtën ditë të organizimit të tij dhe publikohen në faqen e internetit të Bankës së Shqipërisë në adresën: www.bankofalbania.org.
 
“Euribor, ose Norma e Ofertës Ndërbankare Euro”, është një normë reference e publikuar nga Instituti Evropian i Tregjeve të Parave, bazuar në normat mesatare të interesit në të cilat bankat e Eurozonës ofrojnë të huazojnë fonde për bankat e tjera në tregun ndërbankar. Informacioni në lidhje me interesat e euriborit është i publikuar në adresën https://www.euribor-rates.eu/ecb-refinancing-rate.asp.
 
Shembull:
Norma e Bonos se Thesarit 1vjecar ne datë 31.07.2023 është 3.21%
Norma e Eurborit 1 vjecar në date 31.07.2023 është 4.11% 
 

Afatet dhe Kushtet

 
Lloji i produktit LTV - Shumë Kredie /Vlerën e Hapur të Tregut të Pronës së Ofruar si Kolateral Formula e normës së interesit në monedhën Lekë Formula e normës së interesit në monedhën Euro
Kredi për Shtëpi – Lloji i kolateralit të ofruar (Apartament/Tokë dhe Ndërtesë) në emër të kredimarrësit/ bashkëkredimarrësit 80% 3% fikse per vitin e pare me pas Bono Thesari 1 vjecare + 2% jo me pak se 3% (e ndryshueshme çdo 12 muaj) 3.5% fikse per vitin e pare me pas Euribor 1 vjecar + 3% jo me pak se 4% (e ndryshueshme çdo 12 muaj)
Kredi për Shtëpi – Kolaterali i ndryshëm nga objekti i kredisë 75%
Kredi për Ndërtim Shtëpie 75%
Kredi per Blerje Shtepie – Kolaterali i njejte me objektin e kredise 81%-100% Norma e Interesit do të jetë 1% më e lartë mbi normën që i përket kategorisë së klientit siç është përcaktuar për (Monedhën Lekë dhe Euro)
Kredi per Blerje/Ndertim Dyqani 75% 3.5% fikse per vitin e pare me pas Bono Thesari 1 vjecare +2.5% jo me pak se 3.5% (e ndryshueshme çdo 12 muaj) 4% fikse per vitin e pare me pas Euribor 1 vjecar +3.5% jo me pak se 4.5% (e ndryshueshme çdo 12 muaj)
Kredi për Rregullim Shtëpie 75% 3.5% fikse per vitin e pare me pas Bono Thesari 1 vjecare +2.5% jo me pak se 3.5% (e ndryshueshme çdo 12 muaj) 4% fikse per vitin e pare me pas Euribor 1 vjecar +3.5% jo me pak se 4.5% (e ndryshueshme çdo 12 muaj)
Kredi për Rregullim Dyqani 75% 4% fikse per vitin e pare me pas Bono Thesari 1 vjecare + 3% jo me pak se 4% (e ndryshueshme çdo 12 muaj) 4.5% fikse per vitin e pare me pas Euribor 1 vjecar + 4% jo me pak se 5% (e ndryshueshme çdo 12 muaj)
Për llojin e kolateralit Tokë Bujqësore shuma e vlerës së kredisë nuk mund të jetë më e madhe se 50%.
Afati i kredisë Afati Maksimal per Kredi per Blerje / Ndertim Shtepie dhe Kredi per Blerje / Ndertim Dyqani
Deri në 25 vjet për Monedhën Lekë
Deri në 25 vjet për Monedhën Euro

Afati Maksimal per Kredi per Rregullim Shtepie dhe Kredi per Rregullim Dyqani
Deri në 15 vjet për Monedhën Lekë
Deri në 15 vjet për Monedhën Euro
Shuma maksimale e kredisë Deri në 50,000,000 Lekë / EUR 400,000
Komisioni i Disbursimit të Kredisë 1% e shumës së kredisë
Një kriter i rëndësishëm për këtë kategori klientesh është ofrimi dorezanisë së një individi (të afërm të aplikantit) që jeton dhe punon në Shqipëri.
Klientët mund të zgjedhin ose jo sigurimin e jetës ose të pranojnë një normë me të lartë interesi. Në rast se klienti zgjedh të mos bëjë sigurimin e jetës, opsionet janë:

Nëqoftëse klienti është deri në moshën 45 vjec, norma e interesit do të jetë 0.5 % më e lartë.
Nëqoftëse klienti është mbi moshën 45 vjec, norma e interesit do të jetë 1 % më e lartë.

Ju lutem shkarkoni dokumentacionin përkatës për Kredi për Emigrantë.
Ju lutem shkarkoni Informacionin e Standartizuar Parakontraktor.

 APLIKO TANI