Çmimi për klientë që janë ose bëhen pagamarrës në BKT

Çmim për klientët që janë ose bëhen pagamarrës në BKT – Fito 12,500 Lekë për çdo produkt bankar aktiv

Çmim për klientët që janë ose bëhen pagamarrës në BKT – Fito 12,500 Lekë për çdo produkt bankar aktiv

Ky çmim do të përzgjidhet nga grupi i klientëve pagamarrës ekzistues, ose pagamarrësit e rinj që kanë të paktën një kreditim page në BKT gjatë periudhës së lojës promocionale. Gjithashtu, llogaria duhet të ketë statusin ‘pagamarrës’ në ditën që gjenerohet lista e pjesëmarrësve në lojë.

Klienti që shpallet fitues fiton 12,500 Lekë cashback në llogarinë e kursimit për çdo produkt bankar aktiv (maksimumi deri në 4) që rezulton të ketë në datën e hedhjes së lojës.

Në rast se klienti nuk ka një llogari kursimi, ai duhet të hapë një të tillë nëpërmjet degës Internet / BKT Smart, ose pranë degës më të afërt.

Lista e produkteve të vlefshme për të patur mundësinë e përfitimit të cashback të shumëfishtë është si mëposhtë:
  1. Kalim Page
  2. Overdraft - Paradhënie Bankare
  3. Karte Krediti
  4. Llogari Kursimi
  5. Kartë Debiti
  6. Kredi
  7. Depozitë
  8. Debitim Direkt
Lista e klientëve që përmbushin këto kritere do të përgatitet në fund të periudhës së përcaktuar për lojën promocionale dhe secili do të ketë një “biletë” pjesëmarrje. Nga biletat e gjeneruara nga kjo listë, do të përzgjidhet një (1) fitues për çdo lojë të hedhur, respektivisht në: Prill 2024, Gusht 2024 dhe Dhjetor 2024.

Klienti fitues humbet çmimin nëse nuk ka një llogari kursimi të hapur brenda 3 muajve nga data e shpalljes fitues.

Të gjithë fituesit janë subjekt i tatimit mbi të ardhurat në burim.

Fituesit e këtij çmimi do të përjashtohen nga loja promocionale në vazhdim nëse e kanë fituar këtë çmim më parë (gjatë vitit në të cilin kryhet loja promocionale).