Çmimi çantë laptop Samsonite dhe kufje JBL

Fito një “Samsonite Laptop Bag + JBL Head Phones”

Fito një “Samsonite Laptop Bag + JBL Head Phones”

Të gjithë klientët që kryejnë rimbushje celulari ose pagesa për TV, nëpërmjet kanaleve të mëposhtme, bëhen pjesë e kësaj loje promocionale.
  1. Mobile Banking
  2. Dega Internet
  3. ATM
Do të konsiderohen:
  1. Rimbushje të celularit sipas operatorëve që operojnë në treg:
    • Vodafone
    • One Albania
  1. Pagesa të TV për:
    • Digitalb
    • Tring
Çdo rimbushje apo pagesë për TV, që kryhet nëpërmjet kanaleve të mësipërme, është një “biletë” pjesëmarrëse në lojë. Të gjithë veprimet e vlefshme brenda periudhës së konsideruar të  lojës (sipas datave të përcaktuara) do të mblidhen, dhe nga biletat e gjeneruara nga këto transaksione, do të përzgjidhet një (1) fitues për çdo lojë të hedhur, ne muajt: Mars 2024, Korrik 2024, Dhjetor 2024.

Veprimet e kryera nga stafi i BKT-së, si për çdo klient tjetër individ, do të jenë pjesë e lojës.

Fituesit e këtij çmimi do të përjashtohen nga loja promocionale në vazhdim nëse e kanë fituar këtë çmim më parë (gjatë vitit në të cilin kryhet loja promocionale).