Pagesë Automatike Fature Mujore - Fito deri në 10,000 Lekë
Për këtë lojë promocionale, do të konsiderohen pagesat automatike të kryera gjatë periudhës promocionale nga kliente individë që kanë hapur të paktën një kontratë të re për kryerjen e pagesave automatike gjatë vitit 2024.Klientit që shpallet fitues, do t’i kreditohet shuma e të gjitha faturave të paguara automatikisht, maksimalisht deri në 10,000 Lekë, për atë periudhë të klasifikuar si të vlefshme për lojën.
Shuma e fituar do të kreditohet në llogarinë e kursimit që klienti ka. Në rast se klienti nuk ka një llogari kursimi, ai duhet të hapë një të tillë nëpërmjet degës Internet / BKT Smart, ose pranë degës më të afërt.
Çdo pagesë automatike mujore e kontratës (me shumat përkatëse) do të klasifikohet si një “biletë” pjesëmarrje në lojë. Të gjithë veprimet e vlefshme do të mblidhen brenda periudhës së përcaktuar për hedhjen e lojës, dhe nga biletat e gjeneruara nga këto transaksione, do të përzgjidhet një (1) fitues për çdo lojë të hedhur në: Maj 2024, Shtator 2024 dhe Janar 2025.
Data e kryerjes së transaksionit duhet të jetë brenda afatit të paracaktuar të zhvillimit të lojës. Numri i transaksioneve do të jetë kumulativ për periudhën e hedhjes së lojës.
Veprimet e kryera nga stafi i bankës do të përjashtohen nga ky çmim.
Klienti fitues humbet çmimin nëse nuk ka një llogari kursimi të hapur brenda 3 muajve nga data e shpalljes fitues.
Të gjithë fituesit janë subjekt i tatimit të të ardhurave në burim.
Fituesit e këtij çmimi do të përjashtohen nga loja promocionale në vazhdim nëse e kanë fituar këtë çmim më parë (gjatë vitit në të cilin kryhet loja promocionale).